Napoli nis bisedimet me portierin e Liverpoolit

Futboll

Napoli nis bisedimet me portierin e Liverpoolit

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 13:57
Simon Mingolet

Agjenti i Simon Mingolet ka zbuluar se Napoli është në bisedime për të blerë portierin e Liverpool.

Mbërritja e Alisson në Anfield e ka kthyer në portierin e tretë belgun, teksa Napoli kërkon ta bëjë të tijin gardianin përpara afatit të fundit që është ditën e premte, me Meret që është i dëmtuar dhe Karnezis që nuk bind.

“Jemi duke biseduar por akoma nuk ka asnjë marrëveshje, megjithëse interesi i klubeve është që të gjejnë një,” shprehet NIco Vaesen për La Denriere Heure.

“Liverpool do të kishte dëshirë ta mbante, por Simon do të luajë dhe duhet të luajë. Ai meriton një klub të madh.

“Për Napolin, Mingolet është opsioni më i mirë por duhet të konsiderojmë edhe aspektin ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat