Real Madrid – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Futboll

Real Madrid – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 09:39
Real Madrid – Atletico Madrid

Sonte luhet ndeshja e superkupës së Europës mës dy ekipeve nga Madridi.

Sezoni 2018-19 i futbollit europian do të paraqesë ndeshjen më të rëndësishme deri tani, Superkupën e Europës, e cila do të luhet në stadiumin “Lillekula” të Talin, në Estoni, mes Real Madrid, fitues i Champions League dhe Atletico Madrid, fitues i Europa Leauge, një derbi madrilen në Gadishullin Baltik.

Real Madrid është në fillimin e një epoke të re, pas shitjes së Cristiano Ronaldo për te Juventus për 100 milionë euro.

 Nga ana tjetër, Atletico Madrid ka arritur të mbajë në skuadër Antoine Griezmann. Fituesi i Kupës së Botës 2018 ka qenë në shënjestrën e Manchester United dhe Barcelona, por vendosi të rinovojë kontratën me ekipin e drejtuar nga Diego Simeone.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Keylor Navas, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Nacho Fernandez, Marcelo, Casemiro,Toni Kroos, Gareth Bale, Isco, Marco Asensio, Karim Benzema.

Atletico Madrid: Jan Oblak, Santiago Arias, Diego Godin, Stefan Savic, Filipe Luis, Koke, Saul Niguez, Rodri, Thomas Lemar, Diego Costa, Nikola Kalinic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat