Ish-lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit transferohet në Zvicër

Futboll

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit transferohet në Zvicër

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 00:02
Alex Song

Ish mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit, Alex Song është transferuar tek ekipi zviceran Sion. 30 vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Sion, e cila është në pozitën e katërt pas katër ndeshjeve në Super Ligën e Zvicrës.

Song është stërvitur me ekipin zviceran që nga janari kur u largua nga Rubin Kazan por tani është bërë lojtar i Sion zyrtarisht.

Song do të luaj përkrah shqiptarit Pajtim Kasami që është edhe kapiten i ekipit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat