Inter, dorëzohet edhe Spalletti: “Modric? Nuk shpresoj më”

Futboll

Inter, dorëzohet edhe Spalletti: “Modric? Nuk shpresoj më”

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 22:59
Luka Modric

Me të rinovuar kontratën e tij me Inter deri në vitin 2021, trajneri zikaltër, Luciano Spalletti shpreson akoma në një dhuratë të fundit nga ana e drejtuesve të klubit. Por, edhe ai e di se të arrish te Luka Modric është një mision shumë i vështirë pas mbylljes nga ana e klubit të Real Madrid. “A do të vijë Modric? Duhet pyetur drejtori Ausilio, unë nuk di asgjë nga ajo që i përket merkatos. A shpresoj? Jo, jam që tani shumë i kënaqur me ata që kam në dispozicion”, deklaroi Spalletti për Sky.

“Kam futbollsitët që do të doja të kisha”, shtoi më pas tekniku zikaltër. Tashmë edhe Spalletti, që vetëm pak ditë më parë ëndërronte bashkë me tifozët e Inter për mbërritjen në Milano të mesfushorit fenomenal kroat, ka kuptuar se dëshira po transformohet në utopi. Ajo që mban ende gjallë shpresat e zikaltërve janë ditët e mbetura në dispozicion deri në skadimin zyrtar të afatit të merkatos verore, kaq të gjatë dhe të nxehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat