Vonesa në punimet e stadiumit të ri, Tottenham do të luajë në Wembley deri në janar

Futboll

Vonesa në punimet e stadiumit të ri, Tottenham do të luajë në Wembley deri në janar

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 17:37
Tottenham

Klubi londinez nuk ka mundur që t’i përfundojë në afat punimet në ndërtimin e stadiumit të ri.

Te Tottenham u ishte premtuar tifozëve se sezoni 2018/2019 do i gjente ata në shtëpinë e re. Por, siç ndodh shpesh në të tilla projekte, afatet jo gjithmonë respektohen.

Drejtori i klubit londinez Daniel Levy ka lidhur një kontratë të re me federatën angleze, që ka në pronësi stadiumin Wembley, ku skuadra e tij luajti gjatë të gjithë sezonit të shkuar.

Ekipi nga Londra e veriut pritet të luajë në Wembley deri në muajin janar dhe jo siç ishte parashikuar që në mesin e shtatorit të zhvillonte ndeshjen me Liverpoolin në stadiumin e ri.

Tottenham e ka nisur me fitore edicionin e ri të Premier Ligës, duke triumfuar 2-1 si mysafir i Newcastle United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat