Barcelona këmbëngul: Dembele i pashitshëm - Bota Sot
Barcelona këmbëngul: Dembele i pashitshëm

Futboll

E shtunë, 22 shtator 2018

Barcelona këmbëngul: Dembele i pashitshëm

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 17:29
Ousmane Dembele

Futbollisti francez vlerësohet si shumë i rëndësishëm për ekipin e Ernesto Valverdes.

Blerja e brazilianit Malcom bëri që Ousmane Dembele të mendonte largimin nga Barcelona, por diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Paraqitja e francezit në ndeshjen e Superkupës kundër Sevillas i ka bindur të gjithë për cilësitë e sulmuesit shkruan gazeta katalanase Sport.

Shënoi një gol spektakolar dhe i dha fitoren Barçës, që tashmë i ka komunikuar sulmuesit francez besimin e klubit dhe se nuk është në shitje, ndaj duhet të vijojë të bëjë më të mirën për klubin, që në fakt ka shpenzuar shumë për ta blerë te Dortmundi.

Kujtojmë që verën e shkuar u shpenzuan plot 105 milionë euro për ta transferuar në Spanjë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test