Morata i gëzohet transferimit të Kovaçiq te Chelsea

Futboll

Morata i gëzohet transferimit të Kovaçiq te Chelsea

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:05
Mateo Kovaçiq dhe Alvaro Morata

Sulmuesi spanjoll pret shumë nga ardhja më e re në mesfushën e “Bluve”.Mateo Kovaçiq iu bashkua Chelseat në formë huazimi nga Real Madridi para pak ditësh.

Ky transferim e ka gëzuar tej mase Alvaro Moratan, i cili ka luajtur së bashku me kroatin te Reali.

“Si pikë e parë, Mateo është një njeri i jashtëzakonshëm”, ka thënë Morata për faqen zyrtare të klubit.

“Ai është një mesfushorë që luan shumë mirë me topin dhe që ka teknikë të lartë, e kjo do ta shtojë cilësinë në skuadrën tonë”.

“Me Kovaçiqin në skuadër do të kemi më shumë posedim të topit, pasi ai është i aftë ta zotërojë topin dhe ta pasojë atë për sulmuesit”.

“Ai më ka dhuruar shumë asistime kur luanim bashkë te Reali”.

“Kënaqemi kur luajmë bashkë dhe jam shumë i lumtur që ai ka ardhur këtu. Mendoj se Kovaçiq është një prej mesfushorëve më të mirë në botë”, ka përfunduar Morata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat