Mesfushori i Bayern pranë kalimit te RB Leipzig

Futboll

Mesfushori i Bayern pranë kalimit te RB Leipzig

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 14:40
Sebastian Rudy

Leipzig kërkon të blejë me çdo kusht lojtarin e kombëtares gjermane Sebastian Rudy nga FC Bayern.

Ai është lojtari që pritet të zëvendësojë Naby Keita i cili ka kaluar te Liverpool. Sipas Leipziger Volkszeitung, Rudy është paraqitur në qendrën stërvitore të RB ditën e premte, dhe thuhet t’i ketë pëlqyer.

Rudy te Leipzig? Në fillim dukej sikur ishin vetëm llafe merkatoje, por tani është e sigurt që klubi dhe trajneri i ardhshëm Julian Nagelsmann duan mesfushorin.

Bavarezët nuk do të ishin kundër largimit të lojtarit, duke parë fluksin e madh në mesin e fushës.

Ai pritet t’i kushtojë klubit gjerman rreth 15 mln euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat