Juventus sfidon Barça-n për yllin e PSG

Futboll

Juventus sfidon Barça-n për yllin e PSG

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:49
Adrien Rabiot

Juventus raportohet të jetë duke konkurruar me Barcelona-n për firmën e Adrien Rabiot, dhe shpreson që Paul Pogba të lirojë vendin për të.

Rabiot i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe trajneri i PSG Thomas Tuchel pranoi ditën e hënë se francezi mund të largohet.

Juve ka kohë që admiron mesfushorin, dhe sipas Tuttopsort ata janë duke monitoruar situatën nga afër.

Barcelona është në negociata më të avancuara, por gjithashtu interesohet për Paul Pogba, dhe fokusi për yllin e United mund t’i hapë rrugë italianëve.

Merkato në Angli ka përfunduar kështu që United është kundër shitjes së tij, por agjenti Raiola do të bëjë gjithçka për të bërë të mundur transferimin e klientit të tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat