E çuditshme: Liverpool denoncon Salah në polici - Bota Sot
E çuditshme: Liverpool denoncon Salah në polici

Futboll

E premte, 21 shtator 2018

E çuditshme: Liverpool denoncon Salah në polici

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 13:05
Mohamed Salah

Klubi i futbollit Liverpool e ka denoncuar në polici lojtarin e vet më të mirë, Mohamed Salah.

Edhe pse arsyeja e denoncimit mund të duket për dikë qesharake dhe jo serioze, klubi e denoncuar futbollistin egjiptian, për përdorim të telefonit mobil gjatë kohës që po voziste makinën.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon egjiptianin duke folur me telefon mobil deri sa po drejtonte makinën, i mbërthyer në një tollovi komunikacioni, ndërsa duket i rrethuar nga numër i madh ithtarësh, ndër ta edhe shumë fëmijë.

“Klubi pas bisedës me lojtarin ia ka dërguar policisë video xhirimin dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, thuhet në njofitmin e Liverpoolit..

Policia ka konfirmuar se ka pranuar xhirimin në të cilin shihet futbollisti duke folur me telefon mobil deri sa drejton makinën dhe se këtë fakt ia ka përcjellë departamentit përkatës.

“Falemnderit që na keni informuar”, thuhet në njoftimin e policisë Merseyside.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test