Ekskluzive: Ende nuk dihet se a do të licencohet stadium “Fadil Vokrri”, flet Eroll Salihu

Futboll

Ekskluzive: Ende nuk dihet se a do të licencohet stadium “Fadil Vokrri”, flet Eroll Salihu

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 12:17
Stadiumi Fadil Vokrri

Drejtues të FFK-së dhe të UEFA-së kanë mbajtur takimin e paraparë rreth licencimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Çështja kryesore që u diskutua gjatë këtij takimi ishte qështja e sigurisë në stadium.

Në një proncim ekskluziv për KosovaPress , sekretari i FFK-së, Eroll Salihu tha se vetem disa kritere të vogla kanë mbetur deri te licencimi i këtij Stadiumi.

“Ishim së bashku me drejtuesit e UEFA-së, na duhet ti dërgojme edhe disa qertefikata rreth sigurisë në stadium, dhe do të marrim pergjigjje. Nuk kemi ndonjë kohë të caktuar se kur do të marrim përgjigjje definitive, por shpresojmë që ajo të jetë sa më pozitive” tha Salihu

Stadiumi “Fadil Vokrri” u testua mbrëmë me ndeshjen e supërkupës së Kosovës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, ku u panë edhe mjete piroteknike mbrenda në fushë dhe kjo është një minus i madh sa i përket sigurisë në këtë stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat