Mbetet e paqartë e ardhmja e Pjanic

Futboll

Mbetet e paqartë e ardhmja e Pjanic

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 09:58
Pjanic

Miralem Pjanic për momentin është i paprekshëm.

Në këtë merkato verore ai u kërkua së pari nga Barcelona, pastaj nga Chelsea dhe Manchester City.

Në Premier Ligë, në fund, askush nuk mori hapa konkretë dhe Reali i Madridit ishte përfshirë gjithashtu në garë për boshnjakun.

Klubi spanjoll ka paraqitur fshehurazi përmes ndërmjetësve një ofertë prej 60 milionë eurosh për Miralem Pjanic.

Dyshja Marotta-Paratici ka analizuar propozimin e madrilenëve dhe ka thënë “Jo”.

Pjanic në planet e Juventusit është pothuajse i blinduar. Vetëm për një ofertë prej 100 milionë eurosh ai mund të largohet nga Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat