Barcelona ka një ‘problem’ me Dembelen

Futboll

Barcelona ka një ‘problem’ me Dembelen

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 07:44
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele është emër i përfolur te skuadra e Barcelonës.

Ousmane Dembele u shndërrua në hero te skuadra e Barcelonës me golin e fitores ndaj Sevillas me rezultat 2:1 në Superkupën e Spanjës.

Por, “Marca” shkruan se klubi katalan është ende i pavendosur për të ardhmen e sulmuesit francez.

Dembele spekulohej me largim nga Camp Nou gjatë këtij afati kalimtar të verës pas ardhjes së Malcom si përforcim i ri në sulm.

Por, Barcelona ende nuk ka marrë një vendim final për të ardhmen e ish sulmuesit të Borussia Dortmund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat