Cillessen merr vendimin final te ekipi i Barcelonës

Futboll

Cillessen merr vendimin final te ekipi i Barcelonës

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 07:40
Jasper Cillessen

Jasper Cillessen pret interesimin nga klubet për t'u larguar nga Barcelona.

Jasper Cillessen planifikon të largohet nga Barcelona.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se portieri holandez është i vetëdijshëm për hapësirën e kufizuar për lojë te skuadra nga Camp Nou.

Cillessen ka mbetur i dëshpëruar me zëvendësimin e tij gjatë Superkupës së Spanjës ndaj Sevillas.

Për momentin nuk ekziston interesim i madh për blerjen e tij. Por, Cillessen planifikon të presë interesim të ri në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat