Tuchel: Rabiot duhet të vendosë vet për të ardhmen

Futboll

Tuchel: Rabiot duhet të vendosë vet për të ardhmen

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 23:34
Adrien Rabiot (Foto: Getty Images)

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, nuk është i sigurt se a do të qëndrojë Adrien Rabiot në Parc de Princes.

Mesfushorit francez i skadon kontrata në fund të sezonit aktual, ndërsa Milani dhe Juventusi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

“Nuk e di është vendimi i Adrienit”, ka thënë Tuchel në një konferencë për shtyp kur është pyetur në lidhje me të ardhmen e lojtarit.

“Ia kam sqaruar situatën në Singapor. Situata e tij kontraktuale është e qartë, ai ka edhe një vit në kontratën e tij”.

“Më pëlqen të punoj me Adrienin dhe jam i bindur se ka potencial për të qenë një top lojtar për PSG-në”.

“Ai është një lojtar nga akademia dhe sipas mendimit tim, është e rëndësishme të kemi lojtarë nga Parisi që kanë ardhur nga sistemi i të rinjve”.

“Sidoqoftë, situata është e këtillë. Adrien duhet ta marrë vendimin, ai duhet ta konfirmojë se dëshiron të luajë për klubin”, ka shtuar trajneri i kampionit francez.

PSG e nisi sezonin e ri me fitore prej 3-0 kundër Caen në Parc de Princes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat