Joao Mario drejt La Ligas

Futboll

Joao Mario drejt La Ligas

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 20:14
Joao Mario

Real Betis raportohet se kërkon të huazojë mesfushorin e Inter, Joao Mario.

Lojtari portugez mund të thuhet se ka dështuar komplet tek Inter që pas transferimit nga Sporting për 40 mln euro në verën e 2016, dhe është i tepërt në skuadrën e Luciano Spalletti-t.

Ai kaloi gjysmën e dytë të sezonit i huazuar te West Ham në Premier League, por Hammers nuk donin ta blinin përfundimisht lojtarin.

Sipas Estadio Deportivo, Betis është gati të huazojë lojtarin me opsion për blerje përfundimtare në fund të sezonit.

Por ky do të ishte një problem për Zikaltrit, që duan ta shesin përfundimisht lojtarin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat