Tërhiqet nga Spanja

Futboll

Tërhiqet nga Spanja

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 18:49
David Silva

David Silva paralajmëron se do të tërhiqet nga Kombëtarja e Spanjës. 32-vjeçari, preferon që të fokusohet tani e tutje te ekipi i tij i Manchester City dhe këtë e ka bërë të ditur me një deklaratë. Silva ka luajtur 125 ndeshje me Spanjën, dhe ka shënuar edhe 35 gola, ku ka fituar edhe një Kupë Bote dhe dy Kampionate Europiane. “Jam i lumtur për çdo gjë që kam arritur, kam jetuar dhe kam ëndërruar për një ekip që do të mbahet mend gjithmonë dhe i kam dhënë fund një historie të mbushur me emocione për të gjitha momentet që vijnë në mendje, si figura e Luis Aragones, një mësues që kurrë nuk do të harrojmë …” – shkruhet nder te tjera në letrën e David Silvës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat