Asnjë fëmijë nuk mund të hyjë në stadium pa biletë

Futboll

Asnjë fëmijë nuk mund të hyjë në stadium pa biletë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:06
Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë të ditur se asnjë fëmijë i vegjël nuk mund të hyjë pa biletë, sepse një gjë të tillë nuk e lejon sistemi i biletimit.

Janë duke u bërë përgatitjet e fundit para ndeshjes së sotme të Superkupës, Drita - Prishtina.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë të ditur se asnjë fëmijë i vegjël nuk mund të hyjë pa biletë, sepse një gjë të tillë nuk e lejon sistemi i biletimit.

“Prandaj sipas rregullave dhe reokomadimeve të UEFA-s, askush nuk mund të qëndrojë pa ulëse. Kështu lusim prinëdrit për mirëkupitim të atyre që kanë planifikuar të marrin fëmijët nën moshën 5 vjeçare dhe për ardhje në stadium duhet të kenë bileta edhe për fëmijët e tyre”, thuhet në njoftimin e FFK-s.

Ndërkohë, Diturie Hoxha, zyrtare për marketing në FFK, ka thënë se deri më tani janë shitur mbi 5 mijë bileta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat