Flet agjenti: Modric kërkon të bëhet protagonist në Serie A

Futboll

Flet agjenti: Modric kërkon të bëhet protagonist në Serie A

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 16:55
Luka Modric

Luka Modric i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në Serie A me Inter dhe agjenti i tij mendon se ai do të luajë aty herët apo vonë.

Real Madrid refuzon të lejojë të largohet mesfushorin, por trajneri i Inter Luciano Spalletti ka konfirmuar se vetë lojtari është i interesuar për të kaluar në San Siro.

“Nga ajo që kam kuptuar, jo vetëm që Modric ka menduar për një transferim tek Inter, por atij i pëlqen shumë ideja e të qenurit protagonist në Serie A me Bardhezinjtë,” shprehet agjenti kroat Marko Naletilic për Tuttosport.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendimi im është se ai herët apo vonë do të shkojë në Itali. Si shumë kroatë, ai është rritur duke parë Serie A në televizor.

“Ronaldo e ka rikthyer në hartë futbollin italian. Fakti që Inter ka tentuar të marrë Modric dhe ai ka konsideruar një transferim ka treguar se sa shumë Ronaldo ka influencuar futbollin italian.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat