Emery: Ne e pamë se duhet të vazhdojmë të punojmë - Bota Sot
Emery: Ne e pamë se duhet të vazhdojmë të punojmë

Futboll

E shtunë, 22 shtator 2018

Emery: Ne e pamë se duhet të vazhdojmë të punojmë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 14:47
Emery: Ne e pamë se duhet të vazhdojmë të punojmë

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij por megjithatë ka kërkuar më shumë punë. 
Madje ai ka thënë se skuadra e tij duhet të përmirësojë taktikat e lojës për t’u bërë si Manchester City.
“Duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë për taktikat e ndeshjes, sidomos në repartin e mbrojtjes, për të zvogëluar dallimet mes Manchester Cityt dhe neve”, ka thënë Emery.
“Manchester City na detyron të performojnë mirë dhe ne e pamë se duhet të vazhdojmë të punojmë. Por, jam i lumtur me lojtarët sepse ata vrapuan dhe luftuan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test