FFK kërkon diçka nga qytetarët!

Futboll

FFK kërkon diçka nga qytetarët!

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 11:07
Stadiumi “Fadil Vokrri”

Federata e Futbollit e Kosovës kërkon nga qytetarët që deri sot t’i largojnë veturat e parkuara rreth stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Çdo veturë e mbetur do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave. Ky veprim bëhet në kuadër të organizimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e cila njëherësh shërben edhe si test për licencim të stadiumit nga inspektorët e UEFA-s.
FFK-ja  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat