Kurti favorizon Prishtinën

Futboll

Kurti favorizon Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:55
Kurti favorizon Prishtinën

Ish futbollisti i mirënjohur, Xhevat Kurti, tha se sfida e sotme (20.00) e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës, do të sjellë emocione.

“Shumë ndjenjë e veçantë me pa stadiumin e rregulluar aq mirë si për lojtarët ashtu edhe për shikuesit. Ngadalë po ecim përpara për të mirë. Si ish lojtar i FC Prishtinës gjithmonë ndihem edhe si tifoz i Prishtinës vetëm kur Prishtina ndeshet me Trepçën atëherë anoj për klubet ku u rrita, që do të thotë është normale.

Superkupa FC Prishtina – Drita, mendoj se do të jetë derbi i madh por FC Prishtina do të ketë motiv shtesë në stadiumin e rinovuar si dhe ‘Plisat’, ku pas dy viteve rikthehen, besoj që do të korrë fitore edhe pse  ndeshet me kampionin ne fuqi që ka treguar shumë lojëra të mira. Respekt i veçantë për Dritën, ku ka disa lojtarë që bëjnë dallimin por unë si ish lojtar i FC Prishtina favorizoj Prishtinën”, tha Kurti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat