Reali futet në garë për Rabiotin

Futboll

Reali futet në garë për Rabiotin

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 09:50
Adrien Rabiot

Real Madridi është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Adrien Rabiot.

Mesfushori e ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-në, dhe për të janë futur disa ekipe në garë si Barcelona, Milani, Juventusi dhe së fundmi Reali.

Pas largimit të Maeto Kovacicit në drejtim të Chelseat si huazim, Reali është duke kërkuar për një zëvendësues të tij, dhe Rabioti mund të jetë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat