Bayerni mposht Frankfurtin dhe fiton Superkupën e Gjermanisë

Futboll

Bayerni mposht Frankfurtin dhe fiton Superkupën e Gjermanisë

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 22:30
Robert Lewandowski ylli i kësaj ndeshje, polaku shënoi tre golat e parë në këtë ndeshje.

Bayern Munich është treguar i pamëshirshëm në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Eintracht Frankfurtit.

Bavarezët fituan me rezultat 0-5, duke mos i dhënë kështu për asnjë moment shpresë skuadrës kundërshtare.

Ishte Robert Lewandowski ylli i kësaj ndeshje, polaku shënoi tre golat e parë në këtë ndeshje.

I pari erdhi në minutën e 21-të, ndërsa dy të tjerët në minutat 26-të dhe 54.

Pas het-trikut nga Lewa, në skenë doli Kingsley Coman.

Së pari francezi shënoi në minutën e 63-të, e pastaj asistoi te goli i Thiago Alcantaras në minutën e 83-të.

Bayerni tani është kampion i Superkupës së Gjermanisë në tre sezonet e fundit, duke ngritur kështu numrin e trofeve në shtatë (dy më shumë se BVB).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat