‘Çështja Modric’ shtyn rikthimin e Interit drejt Rafinhas

Futboll

‘Çështja Modric’ shtyn rikthimin e Interit drejt Rafinhas

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 22:13
Rafinha shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit te Interi (Getty Images)

Real Madridi si duket nuk do të dorëzohet për Luka Modricin dhe kjo ka bërë që Interi të detyrohet t’i kërkojë sërish Barcelonës, Rafinhan, në huazim me drejt blerje.  

Modric është objektivi kryesor i Interit për afatin e verës, por teksa ditët po shkojnë rezistenca e Mbretërve nuk po zbehet.

Trajneri Luciano Spalletti konfirmoi se reprezentuesi i Kroacisë donte të bashkohej me Interin dhe ky fakt e mbushte me gëzim.

Por, sipas tij një transferim i tillë do të jetë shumë i vështirë, pasi Real Madridi akoma dëshiron të llogarisë në një lojtar të tillë të talentuar.

Modric po bllokohet nga Reali edhe përkundër dëshirës së tij për të luajtur te Interi (Getty Images)

Sipas mediumit italian SportMediaset, Interi do të kthehet në një alternativë tjetër dhe një fytyrë shumë mirë të njohur: Rafinha.

25-vjeçari brazilian kaloi gjashtë muajt e fundit të sezonit si huazim te Nerazzurrët dhe bëri ndikim të madh, duke siguruar edhe dy gola dhe tre asistime në 17 paraqitjet e Serie A.

Rafinha gjithashtu e bëri shumë të qartë se ai dëshironte ta bënte këtë veprim të përhershëm, por Barcelona refuzoi të ri-negociojë mundësinë e blerjes prej 40 milion eurosh.

Megjithatë, tani pas transferimit të Arthur Melos dhe Arturo Vidalit, Barcelona mund të diskutojë përsëri me skuadrën italiane për një huazim të mundshëm të Rafinhas, i cili ri-gjeti formën e tij te Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat