Çfarë ka ndryshuar te Juve me CR7? Gjithçka nis te… Champions

Futboll

Çfarë ka ndryshuar te Juve me CR7? Gjithçka nis te… Champions

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 20:07
Dybala dhe Ronaldo

Max Allegri konfirmon se me yllin Cristiano Ronaldo në ekip, Juventus ka akoma më tepër ambicie për të fituar Champions League.

CR7 ka bërë debutimin e tij pasditen e së dielës në një ndeshje mes ekipit A dhe B të Juventus duke gjetur golin pas vetëm teë minutave.

“Klubi ka përmirësuar skuadrën gjatë verës, por duhet të luajmë mirë dhe të fitojmë ndeshje, përndryshe nuk do të vlejë për asgjë,” shprehet trajneri për Sky Sport Italia.

“Kemi akoma më tepër ambicie se vitet e kaluara duke përfshirë edhe Champions League. Djemtë e morën seriozisht miqësoren ndaj ekipit B, kjo vërteton ambicien tonë. Është e natyrshme kur në ekip vijnë lojtarë së Ronaldo, Can dhe Bonucci por duhet ta tregojmë në fushë”.

“Natyrisht kemi një ambicie më të madhe për të fituar Champions League.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat