Klopp kërkon perfeksionin: Ishte një fitore shumë e lehtë…

Futboll

Klopp kërkon perfeksionin: Ishte një fitore shumë e lehtë…

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 20:06
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka deklaruar se fitorja 4-0 në ndeshjen e parë të kampionatit kundër West Ham ishte një starti i mirë, por jo perfekti!

Liverpool kryeson Premier League, pasi është skuadra që fitoi më thellë gjatë javës së parë, megjithatë trajneri gjerman pretendon edhe më shumë…

“Padyshim që është një fillim i mirë i kampionatit. Ishte një fitore e lehtë dhe rëndësi kishte të merrnim tre pikët në ndeshjen e parë, por nuk mund të quhet ndeshja perfekte. Ishte një ndeshje e mirë, jo perfekte. Askush nuk e di mirë se deri ku mund të shkojmë edhe përse prag sezoni dhe ndeshja jonë e parë kanë shkuar në mënyrën e duhur,” – deklaroi Klopp.

“Pranoj me kënaqësi rezultatin dhe jam shumë i kënaqur për mënyrën si kanë shkuar gjërat që nga dita e parë e grumbullimit, gjashtë javë më parë, por vetëm një i çmendur do të vetëkënaqej me vetëm 90 minutat e para zyrtare të sezonit,” – përfundoi trajneri i Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat