Allegri flet për synimet e Juventusit në sezonin e ri

Futboll

Allegri flet për synimet e Juventusit në sezonin e ri

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 18:46
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri ka folur për synimet e Juventusit në sezonin e ri.

Trajneri italian ka thënë se me Ronaldon në skuadër, Juventus tani ka ambicie më të mëdha për Ligën e Kampionëve.

Juventus në dy sezonet e fundit është eliminuar pikërisht nga Real Madrid dhe Ronaldo nga Liga e Kampionëve.

Portugezi këtë verë i dha fund qëndrimit prej nëntë vitesh te Real Madrid, duke iu bashkuar Juventusit për 112 milionë euro.

“Ne kemi më shumë ambicie se në vitet e kaluara për të fituar, sidomos Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Allegri.

“Është e natyrshme të ëndërrohet pas ardhjes së lojtarëve si Ronaldo, Can, Bonucci dhe Spinazzola, por duhet të kemi performanca të mira në fushë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat