FFK nuk do të tolerojë falsifikimin e fanellave të Kombëtares

Futboll

FFK nuk do të tolerojë falsifikimin e fanellave të Kombëtares

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 15:19
FFK nuk do të tolerojë falsifikimin e fanellave të Kombëtares

Federata e Futbollit e Kosovës e dënon ashpër daljen në treg të kopjes së fanellave të reja të Kombëtares së Kosovës. FFK sqaron opinionin se falsifikimi i tillë nuk do të tolerohet dhe do të dënohet sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, prandaj kërkon nga personat që i kanë hedhur këto fanella në shitje nëpërmjet Facebook-ut që t’i tërheqin ato sa më parë. FFK po ashtu do ta paraqesë rastin në prokurorinë e shtetit dhe te agjensioni i të drejtave autoriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat