Reali po planifikon një ofertë të re për Hazardin

Futboll

Reali po planifikon një ofertë të re për Hazardin

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 12:54
Eden Hazard

Kampionët e Europës e duan dëshpërimisht zëvendësimin e Cristiano Ronaldos me Eden Hazard.

Prandaj Real Madrid po përgatit një ofertë të re prej 224 milionë eurosh për përfaqësuesin e Belgjikës, raportojnë Daily dhe Sunday Express.

Mauricio Sarri në anën tjetër ka deklaruar se ekipi i tij nuk e ka ndërmend shitjen e Hazard, por madrilenët e duan me çdo kusht atë si zëvendësues të CR7.

Tani, ajo çfarë shkruajnë mediat në Angli është se zyrtarët e dy klubeve do të takohen përsëri, që të shohin nëse është e mundur një marrëveshje që do t’i linte të lumtura të dy ekipet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat