Operacioni ‘fshesa’, Milan largon edhe tre lojtarë

Futboll

Operacioni ‘fshesa’, Milan largon edhe tre lojtarë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 22:39
Milan

Milani vazhdon të punojë në përmirësimin e skuadrës për edicionin e ri.

Pas një sezoni dëshpërues, ‘Rossonerët’ do të kërkojnë me çdo kusht të jenë më konkurrues në sezonin e ri, duke kërkuar rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Për ta bërë këtë, Milan kanë zgjedhur një sulmues të klasit botëror për të udhëhequr fazën e sulmit.

Bëhet fjalë për Gonazolo Higuain, që te Milani erdhi nga kampionët e Juventusit.

Në këto ditë të fundit të afatit kalimtar, skuadra e Milanit po punon edhe për largimet e lojtarëve, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Gattusso.

Pas largimit të Kalinic dhe Silva, sipas medieve në Itali nga Milan priten të largohen edhe Zapata, Montolivio dhe Bertolacci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat