Shkëndija dhe Vardari ndajnë pikët në derbin e javës në Maqedoni

Futboll

Shkëndija dhe Vardari ndajnë pikët në derbin e javës në Maqedoni

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:57
Superliga e Maqedonisë këtë fundjavë ka startuar me sezonin 2018/2019.

Shkëndija dhe Vardari kanë barazuar në ndeshjen derbi të xhiros së parë në elitën e futbollit në Maqedoni.

Superliga e Maqedonisë këtë fundjavë ka startuar me sezonin 2018/2019.

Xhiroja e parë e këtij kampionati ka sjellë një përballje interesante mes kampionëve të Shkëndijës dhe Vardarit, që përfundoi barazim 2:2.

Mysafirët përmes Barsegyan në minutën e pestë të ndeshjes kaluan në epërsi 0-1.

Shkëndija në pjesën e dytë arriti të përmbyste rezultatin, kur shënoi përmes Ibrahimit dhe Bojkut.

Shkëndija që kohën më të madhe të pjesës së dytë e luajti me një lojtar më pak, nuk arriti të ruante rezultatin, duke pranuar gol në minutën e 85’, për 2:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat