Pique e konfirmon vendimin e tij për Kombëtaren e Spanjës

Futboll

Pique e konfirmon vendimin e tij për Kombëtaren e Spanjës

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:50
Gerard Pique

Gerard Pique nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Kombëtares së Spanjës.

Mbrojtësi katalan, është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes finale të Superkupës së Spanjës mes Barcelonës dhe Sevillas.

Në këtë konferencë, Pique ka folur edhe për vendimin e tij për t’u larguar nga Kombëtarja e Spanjës.

Ai zbuloi se këto ditë ka pranuar një telefonatë nga trajneri i Spanjës, Luis Enrique, që nuk arriti ta bindte në ndryshimin e mendjes.

“Unë kam folur me Luis Enrique dy javë më parë, the i thash se vendimin tashmë e kam marrë, nuk do të ketë kthim prapa”, ka deklaruar Pique.

“Jam shumë i lumtur për sukseset e arritura viteve të fundit, ku fituam Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, por edhe kjo fazë tani ka fundin e saj”.

Gerard Pique ka zhvilluar 102 ndeshje për Spanjën, ku ka shënuar edhe pesë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat