Dortmundi troket në dyert e Juventusit, kërkohet kartoni i këtij lojtari

Futboll

Dortmundi troket në dyert e Juventusit, kërkohet kartoni i këtij lojtari

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:09
Dortmund

Gjigantët e Bundesligës, Borussia Dortmund, kanë shprehur interesim për të siguruar shërbimet e talentit të ri të Juventusit, Moise Kean.

Juventusi do ta lejojnë largimin e Kean gjatë këtij afati kalimtar dhe agjenti i tij, Mino Raiola, i ka kontaktuar disa klube deri tani për ta transferuar atë.

Por, agjenti i lojtarit, Mino Raiola, dëshiron që klienti i tij të transferohet në Napoli. Megjithatë, Napoli nuk ka shprehur interesim për Kean dhe tani Dortmundi është favorit për blerjen e tij.

Gazzeta dello Sport shkruajnë se Dortmundi e kanë kontaktuar Juventusin dhe i kanë bërë ofertë zyrtare. Tani, ata janë duke pritur nga Juventusi t’i kthejnë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat