Tuchel: Kur Neymari është i lumtur, ai është lider

Futboll

Tuchel: Kur Neymari është i lumtur, ai është lider

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:39
Neymari

Paris Saint-Germaini fillon sezonin e ri të Ligue 1 të dielën me ndeshjen kundër Caen dhe trajneri i ri, Thomas Tuchel, pret shumë nga Neymari.

Trajneri është i bindur se braziliani mund të jetë lideri i skuadrës dhe thotë se kur Neymari është i lumtur, ai është një lider i mrekullueshëm.

“Është e qartë se Neymari është lojtari im kyc, pasi që ai është një nga lojtarët më të mirë në botë  dhe një artist”, ka thënë Tuchel.

“Ka mënyra të ndryshme për t’u bërë lider. Në rastin e Neymarit, kur është i lumtur, ai është lider përmes kreativitetit të tij dhe mënyrës se si i inspiron të tjerët, si dhe përmes rreziqeve që ai ndërmerr”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat