Milani nuk e quan të pamundur, ja “sakrificat” për mister 120-milionëshin

Futboll

Milani nuk e quan të pamundur, ja “sakrificat” për mister 120-milionëshin

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 15:24
Sergej Milinkoviç-Savic

Edhe dje, Leonardo foli për Sergej Milinkoviç-Savic, si një goditje e mundshme në fund të merkatos për Milanin: “Për fat të keq, për ne është e vështirë. Sot është jashtë parametrave tanë financiarë”.

Duke thënë se është “e vështirë”, ndryshe nga “e pamundur”, sipas “La Repubblica”, xhevahiri serb nuk është zhdukur nga projektet dhe ambicjet e ripërtëritjes së “Djallit”. Plani kuqezi për të mbërritur te futbollisti serb, i zbuluar nga Igli Tare, drejtori sportiv i bardhekaltërve kryeqytetas, i ngjan një “ekuacioni me disa të panjohura”.

Zgjidhja e të cilit do të kërkonte shitjen e njërit mes Suso dhe Donnarumma, sepse kështu rimbursohen rreth 40 milionë euro, dhe pastaj të trokitet në dyert e Lazios me një ofertë të fortë financiare dhe kartën “Bonaventura”.

Për më shumë, sipas gazetës romake, “Djalli” po përpiqet të luajë një kartë tjetër të rëndë, direkt me lojtarin. Menaxheri i ri, Paolo Maldini, në fakt, do të ishte një presion i fortë mbi talentin 23-vjeçar serb.

Problemi kryesor është padyshim faktori kohor, pasi merkatoja e Seria A mbyllet brenda një jave dhe një operacion i këtij lloji kërkon kohë të mjaftueshme. Nga ana e tij, në pritje të ofertës së parefuzueshme për xhevahirin e vet, Claudio Lotito, presidenti i Lazios, ka paralajmëruar përmes “Corriere della Sera”: “Asnjë skuadër italiane nuk ka para, sa të jetë në gjendje të përballojë blerjen e Milinkovic-Savic”.

Në fund të fundit, për dy të interesuarit italianë, Milani dhe Juventusi, të fokusuar fort mbi Milinkoviç-Savic, të gjitha shpresat duket se bien poshtë për çështje ekonomike. Lazio e vlerëson serbi 120 milionë euro, një rekord pagese për Seria A, që tejkalon edhe blerjen e kësaj vere të Cristiano Ronaldos nga Juventusi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat