Pogba sqaron sherrin me Sanchez për gjuajtjen e penalltisë

Futboll

Pogba sqaron sherrin me Sanchez për gjuajtjen e penalltisë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 13:31
Paul Pogba dhe Alexis Sanchez

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, ka bërë të ditur se klubi nuk ka një lojtar të caktuar për gjuajtjen e penalltive dhe për këtë arsye ai dhe Alexis Sanchez kishin diskutuar gjatë ndeshjes se cili do ta merrte përsiper këtë përgjegjësi.

Vetëm dy minuta pas fillimit të ndeshjes, “Djajve të kuq” iu dha mundësia e kalimit në avantazh pasi që gjyqtari e ndëshkoi Leicester Cityn me penallti për një ndërhyrje brenda zonës së portierit. Pogba, i cili mbante shiritin e kapitenit, e mori menjëherë topin për ta gjuajtur penalltinë, por ai u kundërshtua nga Sanchezi, i cili dëshironte gjithashtu të shënonte golin e parë të sezonit të ri.

“Ne nuk e kemi një lojtar të caktuar për gjuajtjen e penalltive. Trajneri i ka disa emra në mendje që na i tregon nganjëherë, por më shumë vendoset nga mënyra se si ndjehemi”, ka thënë 25-vjeçari.

“Vendosa ta gjuaj unë pasi që edhe isha një nga emrat e përmendur nga trajneri. Në ndeshjen e radhës, mund t’ia lë atë Alexis [Sanchezit], nuk ka asnjë problem. E rëndësishme është vetëm fitorja”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat