CR7 kërkon mikun e tij në Torino

Futboll

CR7 kërkon mikun e tij në Torino

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 11:41
Ronaldo dhe Marcelo

“Hajde te Juventus të lutem”..Këto janë mesazhet që po mbushin instagramin e Marcelos, yllit Brazilian të Real Madrid në këto ditë të nxehta të merkatos.

Miku më i madh i Kristiano Ronaldos kërkon ti bashkohet sa më shpejt shokut të tij dhe Juventus është gati ti plotësojë dëshirën.

Mediat spanjolle shkruajnë se operacioni është i vështirë por jo i pamundur.

Hapat e parë pritet ti hedhë vetë Marcelo i cili përmes agjentit të tij do ti kërkojë Perezit që të largohet, kuptohet jo në vlerën 400 milion euro sa c’thotë klauzola e tij por diku mes 50-60 milionë euro.

Në Torino raportohet se drejtuesit bardhezinj po monitorojnë situatën me kujdes në mënyrë që të jenë të përgatitur pasi një ardhje e mundshme e Marcelos do ti detyronte të shesin në kohë record Alex Sandron, me destinacion PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat