Sarri: Fillimi i sezonit do të jetë i vështirë për Chelsea

Futboll

Sarri: Fillimi i sezonit do të jetë i vështirë për Chelsea

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 11:25
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, beson se fillimi i sezonit të ri do të jetë i vështirë për “blutë” e Londrës, që sot do të debutojnë në Premier League ndaj Huddersfiled.

Italiani a kërkuar pak durim nga fansat dhe klubi deri sa efektet e skemave dhe filozia e lojës së tij të pasqyrohet në fushën e lojës dhe skema e tij e famshme “Sarri-ball” të aplikohet 100% nga lojtarët.

“Pjesa e parë e sezonit do të jetë e vështirë dhe unë pres që vetëm pas dhjetorit të jemi kompetitivcë me të gjitha skuadrat, ku dhe do të grumbullojmë shumë pikë. E di që do të hasim shumë probleme në këto 2-3 muaj, ndaj duhet të jemi të duruar. Ndosahta performance e skuadrës në pjesën e parë të sezonit do të jetë disi zhgënjyese, jo në linjë me potencialin që ka ekipi”, tha Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat