Mbappe kërkohej nga Manchester Unitedi

Futboll

Mbappe kërkohej nga Manchester Unitedi

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 10:17
Kylian Mbappe

Manchester Unitedi e kishte kontaktuar Paris Saint-Germainin gjatë kësaj vere për të pyetur rreth mundësisë së blerjes së sulmuesit francez, Kylian Mbappe, shkruan Mirror.

19-vjeçari fitoi medaljen e artë të Kupës së Botës këtë verë me Francën. Performancat e tij mbresëlënëse në këtë turne bënë që ai të fitojë çmimin si lojtari më i mirë i ri i turnet.

Por, përveç këtij çmimi, performancat e tij ndikuan që ai të jetë nën radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane, ndër të cilat janë edhe Manchester Unitedi dhe Real Madridi.

Oferta e “Djajve të kuq” për transferimin e sulmuesit francez e refuzua menjëherë nga PSG-ja. Drejtorit ekzekutiv të Manchester Unitedit, Ed Woodward, iu bë e qartë se Mbappe nuk do të largohet nga kampioni francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat