Kovacic vetëm u huazua te Chelsea, por i thotë lamtumirë Realit - Bota Sot
Kovacic vetëm u huazua te Chelsea, por i thotë lamtumirë Realit

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Kovacic vetëm u huazua te Chelsea, por i thotë lamtumirë Realit

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 09:07
Mateo Kovacic

Mesfushori kroat, Mateo Kovacic, u transferua nga Real Madrid drejt Chelseas në formë huazimi për sezonin 2018/19, por mesazhi më i fundit i nënkampionit të Botës me Kroacinë, tingëllon dhe ka shijen e një lamtumire ndaj “Los Blancos”.

Ish-futbollisti i Inter, publikoi një mesazh falënderimi për tifozët të cilët e kanë mbështetur gjatë viteve të kaluara në “Santiago Bernabeu”.

Në të vërtetë, mesazhi i kroatit zbulon më shumë një ndjesi lamtumire përfundimtare, se sa të një “mirëupafshim” huazimi, që Los Blancos ia mohuan Chelseat të drejtën e blerjes pasi besojnë në aftësitë e 24 vjeçarit.

“Pas tre vitesh plot me tituj, vendosa të ndryshoj. Ndonëse rrugët tona tashmë janë ndarë, unë dua të falënderoj të gjithë familjen e Real Madrid dhe të gjithë tifozët që ishin një pjesë e shkëlqyer e jetës time, të cilën nuk do ta harroj kurrë”, citon mesazhi i Kovacic.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test