Manchester United e nis me fitore sezonin e ri në Premierligë - Bota Sot
Manchester United e nis me fitore sezonin e ri në Premierligë

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Manchester United e nis me fitore sezonin e ri në Premierligë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:54
Manchester United

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në ndeshjen hapëse të Premierligës.

‘Djajtë e Kuq’ kanë mposhtur 2:1 Leicester Cityn në ‘Old Trafford’.

Jose Mourinho e nisi këtë ndeshje me shumë mungesa në formacionin startues, por në fund arriti të marrë pikët e kërkuara.

Start më të mirë të kësaj ndeshje nuk kanë mundur ta mendojnë as tifozët e Manchester United, kur Paul Pogba shënoi për 1:0 në minutën e tretë nga penalltia.

Vazhdimi i ndeshjes solli lojë të barabartë, ku u shënuan edhe dy gola.

Luke Shaw në minutën e 83′, dyfishoi epërsinë për Unitedin.

Leicester City ngjalli shpresat kur Jamie Vardy shënoi për 2:1 në minutën e 92′, por kjo ishte e gjitha që bënë mysafirët.

Xhiron e ardhshme ‘Djajtë e Kuq’ udhëtojnë për t’u takuar me Brightonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test