Verdi: Në Napoli për Ancelottin - Bota Sot
Verdi: Në Napoli për Ancelottin

Futboll

E mërkurë, 15 gusht 2018

Verdi: Në Napoli për Ancelottin

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:52
Simone Verdi

Simone Verdi ka pranuar se “zgjedhja e tij që të vij në Napoli ishte diktuar nga Carlo Ancelotti”, pasi që në janar e kishte refuzuar pikërisht këtë skuadër

Marrëveshja për të kishte përfunduar në dimër, por Verdi dëshironte të mbeste në Bologna deri në fund të këtij sezoni që të këtë status të startuesit në Serie A.

Por duket se koha e tij tani ka ardhur, pasi që Sarri është larguar kurse Ancelotti e mori drejtimin.

“Napoli prezanton një mundësi të madhe për mua për një nivel të ri në karrierë”, tha 26 vjeçari për Sky Sport Italia.

“Kur isha në akademi të Milanit, Ancelotti fitoi gjithçka dhe kisha mundësinë që të punoja më të. Dua ta pranoj, kjo zgjidhje e imja është diktuar nga prezenca e Ancelottit. Dua të mësoj shumë nga ai në Napoli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test