Mediat italiane dhe ato spanjolle në ‘luftë’, vikendi vendos të ardhmen e Modric

Futboll

Mediat italiane dhe ato spanjolle në ‘luftë’, vikendi vendos të ardhmen e Modric

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:48
Luka Modric

Edhe pse mediat spanjolle pretendojnë se Luka Modric do të qëndrojë në Real Madrid, ato italiane shkruajnë që ai ende po kërkon transferimin te Interi.

Kroati që i mbush 33 vjet muajin e ardhshëm është ende nën kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2020.

Spanjollja AS këmbëngulte këtë pasdite se Real Madrid nuk do ta lejojë atë të largohet vetëm nëse dikush e paguan klauzolën e lirimit prej 750 milionë euro.

Në anën tjetër shkruhej se atij i është ofruar një kontratë të re që praktikisht do t’ia dyfishojë pagën e tij prej 6.5 milion euro në vit në 13 milionë euro.

Megjithatë, Sky Sport Italia shkruan të kundërtën. Sipas italianëve Modric dëshiron të kalojë te Interi, ndërsa kërkon që Real Madridin ta lirojë me marrëveshjen xhentëlmene që e kanë të nënshkruar mes palëve.

Ideja është që ai të bashkohet me Interin për katër vite, pastaj për dy të tjerë të shkojë në Kinë me klubin e tyre të binjakëzuar Jiangsu Suning.

Sipas Gianluca Di Marzio, agjenti i lojtarit, Vlado Lemic, u takua me drejtorin e Real Madridit, Jose Angel Sanchez, në këtë mëngjes ku i kërkoi përsëri një transferim te Interi.

E hëna mund të jetë vendimtare, pasi që Real Madridi fluturon për në Talin ku do ta luajë Superkupën Evropiane kundër Atletico Madridit.

Çuditërisht, Interi gjendet në Madrid ky do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Atleticon të shtunën.

Mundësi e përkryer për t’i kryer bisedime e fundit me Realin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat