Rekord i Barçës, fitoi 124 milionë euro nga shitjet

Futboll

Rekord i Barçës, fitoi 124 milionë euro nga shitjet

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:29
Barcelona

Barcelona bëri rekord në shitjen e futbollistëve në afatin kalimtar veror, pasi nga skuadra u larguan Yerry Mina, Andre Gomes dhe Paulinho.

Pavarësisht ardhjeve të Malcomit dhe Arturo Vidalit, kjo verë për “Blaugranan” ka qenë balancim në financa, por edhe fitim i jashtëzakonshëm.

Me nëntë futbollistë të larguar nga “Camp Nou”, gjashtë prej tyre me para, klubi i Barcelonës ka fituar 124 milionë euro nga shitjet.

Një gjë e tillë asnjëherë nuk kishte ndodhur më parë. Për 13 mln funte e shiti Gerard Deulofeun në Watford, e që më pas u pasua nga Lucas Digne për 18 mln funte, Yerry Mina për 28.5 mln funte dhe Andre Gomes si huazim 2 mln funte, që të gjithë iu bashkuan Evertonit. Aleix Vidal iu bashkua Sevillës për 7.6 mln funte dhe braziliani Paulinho u rikthye në Kinë te Guangzhou Evergrande për 50 mln funte.

Gjiganti katalan harxhoi shumë në afatet kalimtare të kaluara, me Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho, që të dy kushtuan më shumë se 100 mln funte.

Ndërkohë, nga Barcelona si transferime të lira u larguan legjenda Andres Iniesta në Japoni, si dhe Douglas dhe portieri Adrian Ortola.

Klubi i udhëhequr nga Valverde është në përgatitje për Superkupën e Spanjës, që zhvillohet të dielën, ku do të përballet me Sevillën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat