Agjenti i N’Zonzit: Roma është një opsion

Futboll

Agjenti i N’Zonzit: Roma është një opsion

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:17
Steven N’Zonzi

“Roma është një opsion dhe Monchi është një profesionist i madh”, ka thënë babai dhe agjenti i mesfushorit të Sevillas, Steven N’Zonzi.

Francezi është në radarin e shumë skuadrave europiane, e më se shumti të Premier Ligës të cilët përfunduan afatin e verës mbrëmë.

“Roma është një opsion”, ka thënë Fidele N’Zonzi për TeleRadioStereo këtë mbrëmje.

Atij i është kërkuar të bëj negociata me drejtorin sportiv të Giallorossi, Monchi, që është një ish drejtor i Sevillas.

“Monchi është një profesionist i madh, ai e di çfarë bën dhe çfarë duhet të bëj”.

N’Zonzi ka klauzolë lirimi 40 milionë euro, por Sevilla ka dhënë shenja se janë të hapur “për të shqyrtuar një ofertë që është e përshtatshme për të dyja klubet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat