Pele beson se yjet braziliane do t’ia sjellin titullin Liverpoolit

Futboll

Pele beson se yjet braziliane do t’ia sjellin titullin Liverpoolit

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 21:43
Spas Peles, janë yjet braziliane ato do të kenë impaktin e madh në lojën e Liverpoolit.

Legjenda braziline, Pele, thotë se do të jenë superyjet e futbollit brazilian, Alisson dhe Roberto Firmino ata që do të udhëheqin klubin anglez drejt titullit të kampionit.

The Reds nuk janë shpallur kampionë që prej sezonit 1989-1990, pra që afro tri dekada.

Liverpooli shpenzoi më shumë se secili rival tjetër në afatin kalimtar dhe konsiderohet prej skuadrave më të kompletuar.

E sipas Peles, janë yjet braziliane ato do të kenë impaktin e madh në lojën e Liverpoolit.

“Është fillimi i Ligës Premier. Kush mendoni se do ta fitojë titullin? Për mua, do të jetë Liverpooli, Alisson dhe Firmino”, potencoi Pele.

Liverpooli u mposht në finale të Ligës së Kampionëve në fund të sezonit të kaluar.

The Reds fillojnë sezonin në Ligën Premier me një paraqitje ndaj West Hamit të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat