Shkëndija kërkon fitore në derbin e madh

Futboll

Shkëndija kërkon fitore në derbin e madh

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 18:04
Shkëndija kërkon fitore në derbin e madh

Është vetëm fillimi i sezonit, por Shkëndija nga Tetova luan menjëherë finale të rëndësishme për vazhdimësinë. Nga përballja me klubin e mirënjohur austriak, Salzburg në rrethin e tretë kualifikues të Champions League, për të kaluar te kampionati. Nesër  (17.00, në stadiumin e qytetit në Tetovë), Liga e Parë e Maqedonisë nis rrugëtimin, me tetovarët që duhet të konfirmohen si kampion në fuqi prej javës së parë. Kalendari ka vendosur që kampionati të hapet me supersfidën ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit. Me një fjalë, Shkëndija kërkon fitore në derbin e madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat