Barcelona nuk heq dorë nga Pogba

Futboll

Barcelona nuk heq dorë nga Pogba

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 12:43
Pogba

Në Spanjë ende shpresojnë se mesfushori francez mund t’i bashkohet Barcelonës.

Barcelona vazhdon të besojë në transferimin e Paul Pogba. Edhe pse marrëveshja është shumë herë me komplikuar pas mbylljes së afatit kalimtar në Premier Ligë.

Megjithatë, gazeta katalanase El Mundo Deportivo shkruan se “Blaugranat” nuk janë tërhequr nga ideja e transferimit të mesfushorit francez.

Lojtari është i vendosur të largohet nga Manchester United, duke u nxitur edhe nga mosmarrëveshjet me trajnerin Jose Mourinho.

Megjithatë, tashmë duket e vështirë edhe pse Barça vazhdon të besojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat