Draxler afrohet me Milanin, shkëmbim me Rodriguez?

Futboll

Draxler afrohet me Milanin, shkëmbim me Rodriguez?

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 09:59
Draxler

Milani duket i vendosur për të transferuar të paktën një lojtar nga PSG këtë merkato vere, të paktën sipas atyre që janë shkruar deri tani nga mediat.

Fillimisht u fol se kuqezinjtë synonin Rabiot, më pas vëmendja shkoi te Di Maria, e tashmë Draxler duket se është ai për të cilin Leonardo ka nisur kontakte. Madje, mediat gjermane kanë shkruar së fundmi se janë vendosur edhe vizitat mjekësore për lojtarin.

Megjithatë nuk ka ende vend për ekzaltim në radhët e tifozëve të Milanit, pasi marrëveshja duket e vështirë ende.

Për këtë tranferim shumë do të varet edhe nga dëshira e Ricardo Rodriguez nëse ai do të pranojë të largohet nga Milani. Trajneri i PSG, Tuchel, e pëlqen zviceranin, një njohje e vjetër e tij që në kohën kur luante në Gjermani.

Kuqezinjtë e vlerësojnë Rodriguez 35 milionë euro edhe pse vitin e kaluar paguan vetëm 15 milionë plus 3 bonus. Megjithatë, mbrojtësi u duket i vendosur për të qëndruar në Milano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat